Partizani nis provat gjenerale për Kupat e Europës, miqësore me ish-kampionët e…

by KLIKOJE.AL

Partizani do të zbresë sot në fushë për herë të parë, pas përfundimit të sezonit 2024-25. Përballë do të jetë Ballkani, ndërsa ndeshja do të luhet te stadiumi i Ohrit, prej orës 16:00. Kjo sfidë u paraprin përballjeve në Europë, ku Partizani nis rrugëtimin nga turi i parë i Conference League.

SKËNDER GEGA- Fokusi i miqësores në Ohër nuk do të jetë rezultati për trajnerin e Partizanit. Gega ka për synim të shikojë gjendjen e 24 lojtarëve që janë të pranishëm aktualisht. Për këtë, të gjithë pritet të marrin minuta, të ndarë sipas pjesëve të lojës. Të kuqtë kanë disa lojtarë nga akademia, që janë në fokus po ashtu për të ardhmen. Sot do të jetë një miqësore ku trajneri Gega ka mundësinë të eksperimentojë me të gjithë pjesëtarët në skuadër. Në vazhdim pritet të kristalizohet formacioni.

TRI NDESHJE– Partizani do të qëndrojë në Ohër për dy javë. Dje mbylli ditën e tretë të stërvitjes, ndërsa është larguar nga Tirana që nga e hëna e kësaj jave. Janë programuar tri ndeshje miqësore. Pas ditës së sotme ku do të sfidohen nënkampionët e Kosovës, Ballkani, përballë do të jenë Rabotnicki i Maqedonisë së Veriut dhe Dinamo. Dy sfidat e fundit pritet të luhen më 24 dhe 28 qershor.

ORGES SHEHI– Kundër Partizanit të Skënder Gegës, sot do të jetë Ballkani i Orges Shehit. Ky i fundit mori drejtimin e suharekasve në dhjetorin e kaluar. Shehi ka pasur deri tani në Kosovë një ecuri thuajse të njëjtë me kohën e kaluar te Partizani. Fati i sjell sërish përballë, ndërsa më parë ndodhte kur drejtonte Tiranën.

LEXO ME SHUME:Manaj-Sivasspor raport i thyer, për sulmuesin interesohet skuadra që do të luajë në Europë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.