Partizani arriti të shmangë humbjen në derbi, me të kuqtë që barazojnë vetëm në minutën e 90-të të derbit, ku Sembene mposhti portierin Selmani. Një pikë e vuajtur për “Demat”, ku nuk mungoi sherri në “Arenën e Demave” si në fillim edhe në fund.
Pas kësaj sfide ka folur Aleksandar Veselinovic. Timonieri ka theksuar se Partizani luftoi deir në fund dhe pikët e ka të merituar. Ndër të tjera nënvizo se:
BARAZIMI- Është gjithçka shumë e pritshme në këtë derbi. Tifozët kanë bërë një atmosferë të shkëlqyer. Nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin 1-1. Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe nëse s’do të kishte qenë Tirana nuk do të ishte derbi i tillë. Ka qenë çështje kohe deri te barazimi, me tifozët që e janë ndjerë diçka të tillë. Tirana arriti golin si arsye e cilësisë individuale, por edhe nga gabimet tona individuale.
PJESA E PARË-Gjatë pjesës së mbetur ne kemi dalë para për të provuar, por ishte një ndeshje e komplikuar dhe u mundur me ndërrimet të ndryshonim diçka. Skuadra ka moral shumë të lartë dhe këtë po e tregojmë në vazhdimësi. Kishim edhe raste të tjea shënimi. Rezultati 1-0 në fillim të sfidës ka mbajtur gjallë Tiranën, pavarësisht respektit për të.
ZËVENDËSIMET-Mendoj se kam ndëryrë aty ku duhet, duke parë edhe situatën se si po shkonte ndeshja.
REZULTATI- Ndjesinë që e fiton si trajner është pak e vështirë ta përshkruar. Në pjesën e parë ishim dominues dhe pavarësisht golit ne vazhduam të kërkojmë rezultatin. Pas barazimit që shënuan në fund, duhet të jem i kënaqur. Por në përgjithësi çfarë ndodhi në fushë nuk duhet të jem i kënaqur”, ka përfunduar serbi.