Trashi “dhuratë” Partizanit, në kryeqytet ka festë! Të kuqtë parakalojnë në renditje Tiranën (video)

by KLIKOJE.AL

Në një përballje të fortë dhe me shumë emocione, Partizani arriti të marrë tre pikë të vlefshme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke fituar me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin e Vlorës.

Pjesa e parë foli për një ndeshje të ekuilibruar, ku të dy skuadrat kërkuan me ngulm avantazhin, por pa shumë raste të pastra për shënim. Flamurtari u tregua këmbëngulës në krahë, ndërsa Partizani u përpoq të kontrollonte lojën në mesfushë.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën 63′ të pjesës së dytë, pas një aksioni të kuq të Partizanit. Një top i futur në zonë u devijua në mënyrë të pafat nga Trashi, që e çoi topin në rrjetën e portës së vet, autogol që i dha avantazhin skuadrës kryeqytetase.

Flamurtari u hodh menjëherë në sulm për të barazuar rezultatin dhe besoi se e arriti këtë në minutat e fundit, kur Maksuti dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, gëzimi zgjati pak, pasi sistemi VAR anuloi golin për një prekje me dorë të sulmuesit .

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Partizanit, që merr frymëmarrje dhe largohet disi nga zona e ftohtë, ndërsa ardhja e Morieros te  Flamurtari nuk ndryshoi asgjë me ekipin vlonjat që mbyll klasifikimin.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Penalltia që nuk u akordua tërboi Emiliano Çelën, momenti i dyshimtë, deklarata trajnerit të Pogradecit: Habitem pse gjyqtari…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.