Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga skandali i audiopërgjimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, nuk ka akoma asnjë reagim nga organet e drejtësisë.
Skandali ka tronditur opinionin dhe ka shkaktuar trazim të madh në politikë.
Edi Paloka shkruan se Veliaj ka shantazhuar dhe ka kërcënuar publikisht kreun e FSHF, Armand Duka.
“A e ka thirrur ende Prokuroria dhe SPAK, velinen e Bashkisë së Tiranës?
Ai është personi që publikisht ka shantazhuar e kërcënuar se nuk do të lejojë me asnjë mënyrë rizgjedhjen e kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka!
Nëse organet e drejtësisë nuk veprojnë, vërtetojnë përfundimisht deklaratat e velinës se Prokuroria dhe SPAK janë thjesht qentë e sulmit të pushtetit ndaj kundërshtarëve të tyre!
Po dy të munguarit e mëdhenj të ditës së djeshme; kryeministri dhe ambasadorja e “drejtësisë së re”, nuk kanë asgjë për të thënë për skandalin dhe krimin e konsumuar?!
Prite kur të dëgjojmë se edhe Armand Duka është shpallur “non grata”!” shkruan Paloka.