Pallati mbretëror i Buckinghamit ka thyer heshtjen ndaj pretendimeve të Dukës dhe Dukeshës së Sussexit.
Një deklaratë e pallatit në emër të Mbretëreshës Elizabeth II-të shkruan se “E gjithë familja është e pikëlluar kur mësoi plotësisht se sa sfidues kanë qenë vitet e fundit për Harryn dhe Meghanin”.
“Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen privatisht nga familja. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes”, shkruan në një deklaratë të pallatit mbretëror.
Në intervistën e tyre për CBS-në me Oprah Winfreyn, Harry dhe Meghan pretenduan se një anëtar i familjes mbretërore pa emër kishte pyetur se çfarë ngjyre mund të ketë lëkura e fëmijës së tyre Archie.
Princi Harry më vonë i sqaroi Winfreyt se komentet nuk ishin bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut.
Meghan gjithashtu pretendoi se nuk kishte marr përkrahje në momentet kur kishte menduar të bëjë vetëvrasje, por lutjet e saj për ndihmë me shëndetin e saj mendor ishin injoruar.
Ndryshe, Meghan dhe Harry ka kohë që tashmë jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk janë më pjesëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Burimi: Telegrafi