379
Sulmuesi brazilian, Kaina Nunes, ka pak shanse të qëndrojë në Shkodër edhe në sezonin 2023-2024. Autori i 4 golave në kampionat, më tepër është preferuar si zëvendësues, sesa si titullar në sezonin e fundit.
Kjo e ka zhgënjyer jo pak futbollistin, i cili paçka se nuk ka bërë polemika, ua ka shprehur drejtuesve se nuk mund të qëndrojë në Shkodër pa pasur garanci aktivizim. Mirëpo, për 26- vjeçarin nuk kanë munguar ofertat këtë periudhë.
Tirana është një opsion serioz për të ardhmen e shtatlartit brazilian, teksa mësohet se menaxheri i sulmuesit ka folur me drejtuesit bardheblu së fundmi.
Më parë ai ka luajtur me Besën në Kategorinë e Parë, ndërsa në Superiore vetëm me Vllazninë dhe Kastriotin.