114
Stafi mjekësor që ka kryer ndërhyjen e kryeministrit Edi Rama, në një deklaratë për mediat ka zbuluar se operacioni ka rezultuar me sukses dhe se gjendja e kryeministrit është e mirë.
Sipas mjekëve, kryeministri mund të nisë të ecë që ditën e sotme. Ata theksojnë se është i qetë dhe mund të rikuperohet pas dy-tri ditëve.
“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja postoperatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar”, tha Gjata.
Ndërhyrja është kryer në sallat e operacionit në QSUT. Operacioni është kryer rreth orës 02:00 të mëngjesit.