Kryeministri Edi Rama sërish sot ka tentuar të justifikohet, se nisma për “Ballkanin e Hapur”, është një instrument I “Proçesit të Berlinit”.
Në një konferencë për mediat nga Beogradi, Rama është pyetur nëse kjo nismë favorizon Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa “Proçesi i Berlinit” përfshinte gjashtë shtete.
Rama është justifikuar duke thënë se kjo nismë nuk ka nevojë për një “ok” nga KiE, ndërsa nuk ka nguruar sërish të shigjetojë Kosovën.
“Procesi i Berlinit ka mbetur në rrugë nga një Samit në tjetrin, në tjetrin çdo vit.
Kjo është vetëm njësi e zbatimit të “Procesit të Berlini”, për ta shpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin.
“Ballkani i Hapur” nuk është për tre vende, është për gjashtë. Dhe ndryshe nga “Procesi i Berlinit” nuk merret dot peng nga asnjë vend sepse përcakton qartë se cilido vend mund ta bëjë më shpejt pa pasur nevojë për “ok” nga Këshilli i Europës, a thua se jemi një karikaturë.
Ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë duhet ta dinë se Ballkani i Hapur është i hapur, gjithëpërfshirës, është i të gjithëve.
Por, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vendosur të ecin më shpejt, nuk kanë pse të presin.
I kam dëgjuar me shumë vemendje ata që e kundërshtojnë, por i konsideroj arsye të mos arsyes.”-tha Rama.
Më tej, ai theksoi se qëllimi sigurisht që është për arsye ekonomike.
“Patjetër që po interesat ekonomike të Shqipërisë, këtë qëllim ka”-theksoi Rama.