Strategjia që solli përmbysjen: Kërnaja tregon lëvizjen kyçe me Sidiben

by KLIKOJE.AL

Oltijon Kërnaja ka folur pas fitores kundër Flamurtarit me rezultatin 1-2 në një sfidë me ritëm, polemika dhe emocione deri në fund.

“Ne po vazhdojmë momentet e mira, ekipi ka ardhur në rritje, momentet e fundit janë më të vështira. Flamurtari është në atë vend, por nuk e meriton, ka lojtarë cilësorë, na bënë të vuanim minutat e fundit, mund ta zgjidhnim me Skukën edhe më parë.

Bashkë me stafin e kishim studiuar mirë ekipin kundërshtar, kishim menduar të zbrsnin Sidibe që të fitonim superioritet numerik, e goditëm kundërshtarin siç e bëmë në pjesën e dytë. Sakrifikuan djemtë në disa pozicione që sjanë të vetat por duhej të bënim manovra të tilla për të mirën e grupit dhe gjithçka shkoi me sukses.

Ne vonuam paksa, duke parë që mungonin lojtarë, edhe Janjeva kishte shqetësime, kishim lojtarë nga ekipi B, djemtë shumica janë në Ramazan, përshëndes shqiptarët që agjërojnë dhe agjërim sa më të lehtë. Duam të ruajmë energjitë se na presin ndeshje të rëndësishme. Shabani po sakrifikonte dhe e falenderoj se nuk ishte në pozicionin e tij, por duhet të ndërronim Sidibe sepse harxhoi shumë energji.

Duhet të ruanim lojtarët, Skuka vjen pas 90 minutan në derbi, folëm edhe me mjekët dhe stafin e nuk donim ta rrezikonim. Kishim menduar të tërhiqnim Trashin te Martinez dhe ti hapnim krahun e lirë për Sidibe se është i rrezikshëm 1 kundër 1. Kështu erdhi dhe goli i dytë.  Tek ne goditësi i parë është Skuka, kur nuk ai është Hjumën, por e vendosi ku i fundit, nuk ishte kaos, bisedë me lojtarë, vendosim të gjithë bashkë, lojtarët i kanë të gjitha të shkruara, ai ka qenë duke përkthyer gjuhën franceze.

Këtë ekip nuk ka nevojë për mik, Morieron e kam mik, kemi punuar bashkë te Laçi, Moriero e ka marrë me 3 pikë Flamurtarin dhe ka bërë një punë të mirë, i uroj shërim të shpejtë Morieros, është një plus për kampionatin dhe një ish lojtar i madh”, përfundoi Oltjon Kërnaja për RTSH Sport.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.