“Ekipi më i mirë nga të gjithë”, Kërnaja ngre në qiell Partizanin dhe sfidon Vllazninë: Nesër hyjme me një objektiv të qartë…

by KLIKOJE.AL

Oltijon Kërnaja ka folur në prag të ndeshjes që Partizani do të luajë me Vllazninë. Ky takim do të nisë në orën 16:30, të dielën tek “Arena e Demave”.

Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë – Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.

Si e vlerësoni Vllazninë – Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.

Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.