Oltijon Kërnaja foli pas ndeshjes që Partizani fitoi në Vlorë ndaj Flamurtarit. Të kuqve u mjaftoi autogoli i Lorenc Trashit për t’u rikthyer te fitorja, pikërisht në javën e shtatë.
Oltijon Kërnaja u shpreh pas ndeshjes:
“Si fillim dua të falenderoj të gjithë çunat që dhanë maksimumin, sidomos ata çuna që nuk luajtën. Deri ditën e sotme askush nuk ka ditur kush do luante ose kush do vinte me ekipin. Kanë ngelur disa lojtarë shumë të rëndësishëm jashtë. E dinim deri diku si luante Flamurtari, falë njohurive që thatë ju më përpara, por edhe falë një miku që më ka ndihmuar shumë në informacione për dy lëvizje të reja që tekniku kishte bërë. Ndërsa tjetër falenderoj presidentin, që ka ardhur çdo ditë në stërvitje duke qëndruar afër në situatë që të themi të drejtën nuk ishte shumë e mirë në klub, por djemtë ishin të bashkuar. Siç e thashë jemi të gjithë bashkë për të dalë nga kjo situatë.
Duke parë cilësitë e ekipit që kemi, dhe kundërshtarët. Duke parë sulmuesit tonë më të shpejtë, u munduam ta zgjidhnim kështu duke i lënë Da Silvës hapësirë. Të jetë lojtar i lirë, të prishnim treshen e mbrojtjes së Flamurtarit, e cila funksionoi shumë mirë pjesën e parë. Pjesën e dytë ndryshuam manovrën se e dija që do ndryshonte edhe trajneri kundërshtar.
Nuk mund ta zbuloj, edhe kundërshtarët dëgjojnë. Në pjesën e dytë ndryshuam manovrën duke parë që Flamurtari nuk dilte dot atëherë menduam presing ultra ofensiv. Kishim rastin e golit, Mehmetit dhe Skukës. Ishte ndeshje e luftuar shumë.
Kush është miku? Miku nuk tregohet se është mik. Lojtarëve u dhashë disa udhëzime që të luftonin për topin e dytë, mënyra e vendosjes pak më ndryshe që të kapnim mesfushën”, u shpreh Kërnaja për “RTSH”.