Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ola Zenelaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo foli për herë të parë për raportin me Muratin pas daljes nga programi i dashurisë.
Ola rrëfeu se nuk janë çift dhe se Murati e ka hequr nga Instagrami. “Çfarë i bëre ti?”, e pyeti Manushi, por ish-konkurrentja u përgjigj shkurt “Asgjë”.
Vetë ajo nuk e ka hequr ende Muratin nga rrjetet sociale. “Unë rri e shikoj dhe adhuroj”, tha ajo duke qeshur.
Ajo tha se pas daljes nga “Përputhen” të dy janë përballur me realitetin dhe gjërat që kanë ndodhur i kanë distancuar. Ola u shpreh se Muratit i ka ngelur hatri me të, por nuk e di arsyen.
“Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedhur unë në rrjete sociale, gjë që ndodh në imagjinatën e tij sepse nuk ka diçka reale. Ai nuk ka kërkuar as sqarime, prandaj dhe unë nuk ia jap. Të kishte dashur do më kishte pyetur”, tregoi Ola.