Nuk u arrit objektivi Superiore, Flamurtari i sezonit të ardhshëm drejt “vitit zero”; lojtarët dorëzojnë bazën materiale

by KLIKOJE.AL

Laçi qendron në Kategorinë Superiore. Kurbinasit, falë përvojës dhe faktorit fushë, mposhtën 3-1 në kohën shtesë Flamurtarin në finalen për qëndrimin në elitë, duke mbyllur me objektivin minimal një sezon me shumë ulje-ngritje. Dështimi në kampin vlonjat nuk është përjetuar mirë, mësohet se të gjithë lojtarët kanë dorëzuar bazën materiale, çka tregon se gjithçka do të nisë nga zero për sezonin e ardhshëm.

Pas dorëzimit të çantave, zhvilluan një takim të shkurtër me drejtorin Alfred Ferko. I pranishëm ishte edhe trajneri Eqerem Memushi. Ra në sy mungesa e administratorit Sinan Idrizi, që nuk ka preferuar t’i takojë pas dështimit të objektivit. Trajneri Memushi ka falënderuar lojtarët për bashkëpunimin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.