Nuk ndalen reagimet zyrtare nga Bullgaria ndaj kryeministrit Edi Rama.
Pas Minstrisë së Jashtme bullgare, ka reaguar edhe zv.kryeministrja Kornelia Ninova.
Numri dy i Qeverisë ka qëndruar në të njëjtën linjë më Ministrinë e Jashtme, ndërsa ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama.
Sipas saj, gjuha e përdorur nga Rama është fyese.
“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se është e turpshme që një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se 26 vendet e tjera europiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat europiane”, thuhet në reagim.