Kiara është në nominim dhe Luizi nuk ka qenë kurrë më i stresuar se kaq. Gjatë një bisede me Dean, ai tha se po mendon të largohet nëse del Kiara.
Nga ana tjetër Dea e këshilloi të mendojë kthjellët dhe jo me emocione, pasi ato nuk do të ndahen përjetësisht edhe nëse del moderatorja.
Luizi: Që kur kam ardhur në këtë shtëpi, nuk kam qenë ndonjëherë më i stresuar se sot. Përzotin! As as natë me Efin. Ajo do ikë një ditë, por…
Dea: Hajt se lojë është
Luizi: Po se di, po e pashë se ssss…prime është (bën shenjë me dorë që do largohet)
Luizi: 60 ditë boll nejta unë, lojë është, të vuash kot për një lojë nuk më duket normale
Dea: Vuan në fakt kur ikën dikush që ti do, po nja një javë se pastaj e merr veten
Luizi: Nuk më zinte gjumi mbrëmë gjithë natën
Dea: Shiko këtu i përjeton shumë gjërat, i përjeton në mënyrë të frikshme, por po të kthjellohesh nuk ka asgjë dhe po ndodhi. Mundohu ta mendosh kthjellët se kështu me emocione e përjeton sikur po ndahesh përjetësisht. Nuk e kupton që është thjesht një moment e do takoheni për pak.