“Nuk kemi mbaruar me merkaton”/ Drejtori sportiv i AF Elbasanit premton një skuadër të madhe: Kemi gati dhe tri afrime…

Elbasani është skuadra më aktive në këtë merkato vere. Deri më tani në ekip janë afruar plot 13 lojtarë. Por, kjo nuk do të thotë se verdheblutë kanë mbaruar punë. Është drejtori sportiv që zbulon planin e klubit. Kontratat e firmosura deri më tani janë dy dhe trevjeçare dhe kjo jo pa shkak. Synimi është që sezonin e ardhshëm të mos detyrohen të bëjnë sërish revolucion. Gjithsesi, Guranjaku e sheh një garë të fortë këtë sezon, pasi janë shumë skuadra që meritojnë respekt.

“Nga fillimi i sezonit, synimi ynë ka qenë ngjitja në Superiore dhe menduam për merkato serioze dhe cilësore. Fokusi ka qenë te futbollistët e elitës, sepse kanë më shumë cilësi dhe të japin mundësitë për të tentuar Superioren.
Ne jemi në bisedime me dy-tre lojtarë të tjerë mjaft cilësorë dhe mund të vijnë shumë shpejt edhe ato afrimet “big” që themi.”

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës