Nuk kanë fund! Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë/ Makina përplaset me trajlerin

by KLIKOJE.AL

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në autostradën Elbasan-Tiranë.

Një makinë tip “Volswagen” është përplasur me një trajler.

Burime bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës i cili për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tuneli Panoramik” në autostradën Elbasan-Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.