Ky sezon i Kategorisë Superiore po shoqërohet në pamje të parë nga një garë e fortë, por në fakt niveli duket se lë shumë për të dëshiruar. Janë të shumtë specialistët që e mendojnë dhe e shprehin këtë gjë në deklaratat e tyre.
Një gje të tillë e ka shprehur edhe ish-futbollisti i njohur Agustin Kola. Sipas tij, menyra se si punojnë skuadrat e kampionatit shqiptar dhe koha e pakët që ata zhvillojnë stërvitje, është arsyeja kryesore e këtij niveli të dobet në futbollin shqiptar.
“E kam thënë dhe e them, koperativat dhe ndërmarrjet bënin nga 1 orë e gjysëm stërvitje në ditë, aq sa bëjnë ekipet e Superiores sot. Në kohën tonë ka qenë krejt ndryshe, bënim dy herë në ditë stërvitje.
Stërviteshim dy orë paradite, flinim gjumë në drekë në klub dhe pastaj sërish stërvitje pasdite. Prandaj dhe ka patur nivel, ka patur lojtarë të mëdhenj”- është shprehur ish-futbollisti i njohur.