Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot 40 vjetorin e saj të lindjes, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, djalin Archie dhe vajzën Lilibet.
Duket se urimet për Meghan-in në rrjetet sociale nuk kanë as munguar nga Familja Mbretërore. Llogaria zyrtare në “Instagram”, e drejtuar nga stafi i Pallatit Buckingham të Mbretëreshës, ishte e para që publikoi në Instagram dhe Twitter një postim, duke ndarë tri fotografi të Meghanit së bashku me mesazhin:
I urojmë Dukeshës së Sussex një ditëlindje shumë të lumtur sot!
Brenda pak minutash, Princi William dhe Kate Middleton dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall shtuan mesazhet e tyre të ditëlindjes. Fansat e familjes e vlerësuan vendimin dinjitoz për urimet e publikuara në rrjetet sociale, pavarësisht kritikave të fundit të Harryt dhe Meghan ndaj familjes mbretërore. Princi William dhe Princi Harry, të cilët dikur ishin të pandashëm, janë ndarë në 18 muaj që nga vendimi i Harryt dhe Meghanit për të lënë familjen mbretërore dhe për t’u transferuar në SHBA.
Princi William dhe Princi Harry u panë së bashku muajin e kaluar në zbulimin e statujës përkujtimore të Princeshës Diana në kopshtet e Pallatit Kensington. Ceremonia shënoi atë që do të ishte ditëlindja e 60-të e Dianës.
Para kësaj vëllezërit kishin dalë për herë të fundit në prani të njëri-tjetrit në funeralin e gjyshit të tyre Princi Philip, i cili u zhvillua vetëm disa javë pas intervistës së famshme të Harryt dhe Meghanit me Oprah Winfreyn. Rikujtojmë se, kishte spekulime se Meghan po planifikonte të festonte ditëlindjen e saj historike me një festë luksoze me 65 të ftuar.