Nuk ishte në listën e Sylvinhos, reagimi diplomatik i Alen Sherrit: Nuk është problem, kjo tregon se duhet të punojë më tepër

Alen Sherri

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, doli këtë të hënë në një konferencë për mediat, menjëherë pas publikimit të listës paraprake për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Njerëzit e besuar si Sokol Cikalleshi e Keidi Bare, apo edhe golashënuesi i Granadas, Myrto Uzuni, lojtarë që kanë dhënë gjithcka për fanellën do të detyrohen ta shohin Europianin nga divani. Alen Sherri nuk ishte në listë, tekniku brazilian preferoi Simon Simonin në vendin e portierit të Egnatias. Në lidhje me këtë mungesë, 26-vjeçari shkodran reagoi për emisionin “Zona 30” në RTSH.

“E prisja një ftesë nga ecuria që kemi bërë në kampionat, por nuk është problem, është zgjedhje e stafit, duhet të punojë më tepër që herën tjetër të jem pjesë e listës për grumbullimet e ardhshme.”

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)