Heidi Baci ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother gjatë natës, pas episodit live.
Gjatë spektaklit live, konkurrentja takoi të atin, i cili ishte i pakënaqur nga afërsia e së bijës me Massimiliano Varrese (një tjetër konkurent) dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.
“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua”, ishin disa nga fjalët e burrit që tronditën Heidin.
Në fund të episodit Heidi Baci u largua nga shtëpia Cinecittà “Për arsye personale”. Zotëria quhej Genti dhe kishte kërkuar të takonte të bijën pasi afrimiteti i saj me Massimilianon nuk i ka pëlqyer familjes.
“Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres. Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri te sillet keq me vajzen time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijon babai i konkurrentes.
Heidi pajtohet me prindin e saj: “Më fal”, tha ajo mes lotësh.