Nuk është thashethem! Milan ofertë zyrtare Chelsea-t për Armando Brojën, zbulohet propozimi

by S.M

Armando Broja është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga Milani, që tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

Siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, për shtatlartin është ofruar një kontratë huazimi. Por, përgjigja e Bluve të Londrës ka qenë e menjëhershme duke refuzuar në mënyrë kategorike.

Broja është në planet e stafit teknik të Chelsea-it për sezonin e ri futbollistik. Në këtë mënyrë, transferimi i tij në Seria A, aktualisht duket i pamundur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.