Dinamo City i luan ndeshjet e saj në Durrës. Kjo është një nga arsyet që jep Redi Jupi, se pse sfida mes dy skuadrave nuk mund të quhet më një derbi. “Kjo nuk është Dinamo që kam luajtur unë, ajo të cilën e adhurojnë dhe ndjekin të gjithë tifozët dinamovitë” – u shpreh fillimisht Jupi.
“Për mua nuk është një derbi. Kjo është një skuadër e re që nuk ka lidhje me Dinamon. Dinamo ime, e Demollarit apo Vasillaq Zërit, Përnaskës apo të tjerë. Luajnë në Durrës, i kanë ndryshuar emrin, i kanë ndryshuar gjithçka. Unë nuk e ndjej si një derbi, apo si ish-skuadra ime, sepse unë jam ish-lojtar por edhe tifoz i kësaj skuadre.
Emocionalisht nuk më lidh asgjë. Këta duan të na bëjnë të ndërrojmë skuadër tani. Mirë me hallet e tjera që kemi, por dhe te skuadra në ndërhyjnë, na krijojnë fabula, kjo është ideja. Jo vetëm e imja, por e të gjithë tifozëve dinamovitë”. Përfundoi Redi Jupi.