“Nuk e dua Italinë në grup”, Asllani flet pas kualifikimit: Bezdi që kemi barazuar dy ndeshjet

by KLIKOJE.AL

Kristjan Asllani ishte një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares, në barazimin 0-0 ndaj Ishujve Faroe. Pavarësisht se pati gabime të shumta në pasimin e topit, Asllani u përpoq maksimalisht që të udhëhiqte mesfushën kuqezi. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “TV KLAN”, Asllani u shpreh:

“Kur ekipet luajnë 5-4-1 është e vështirë. Humbasim shumë topa, sepse kërkojmë zonën. E di që kam gabuar shumë topa, rëndësi ka qe morëm këtë pikë për vendin e parë dhe duhet të punojmë shumë.

Nuk ka mësim nga ndeshje e sotme, të gjitha ekipet luajnë për të fituar. Kam bezdi që kemi barazuar këto 2 ndeshje, sepse luaj gjithmonë për të fituar. Jam i lumtur që u kualifikuam. Nuk dua Italinë në grup, jam i lumtur edhe për ta, kam vajtur që 2 vjeç në Itali, kam shumë shokë që luajnë atje”, deklaroi Asllani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.