“Nuk e di pse u largua”/ Refik Halili i zhgënjyer nga veprimi i Tefik Osmanit: Ndoshta mendoi se i hoqëm spaletat

by KLIKOJE.AL

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i ftuar në emisionin “EliteShow” në SuperSport ka folur për shumë tema. Nga periudha e tij e gjatë te Tirana, por edhe për epokën e Orges Shehit, me të cilin tha se klubi bardheblu është shpallur dy herë kampion.

Por Halili është ndalur edhe te largimi i Tefik Osmanit, me këtë të fundit që kishte rolin e drejtorit sportiv. Por Osmani vendosi të largohej nga Tirana, për të ushtruar të njëjtin profesion te Vllaznia.

“Zhgënjimi më i madh i jetës sime. Nuk e di pe u largua, pyesni Osmanin. Ndoshta ngaqë unë pata një takim me kapitenin Najdovski dhe ndoshta ai mendoi se i hoqëm spaletat. Spaletat u janë hequr gjeneralëve më të mëdhenj. Tani ka shkuar te Vllaznia dhe thotë se do të ketë shumë investime dhe do të fitojë titullin kampion”, është shprehur Refik Halili.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.