“Nuk duhet të ndihemi inferiorë ndaj askujt”, Deliallisi pas fitores ndaj Tiranës: Lojtarët i kanë kryer detyrat deri në perfeksion

by KLIKOJE.AL

Erzeni ka mposhtur Tiranën në ndeshjen e parë të javës së pestë të “Abissnet Superiore”-s. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-0 në favor të shijakasve. Goli i vetëm u shënua në minutën e 17 dhe mban autorësinë e Maliqit. Trajneri Deliallisi ka folur pas ndeshjes.

“Komplimente lojtarëve për sakrificën, është e gjitha meritë e tyre. Sa e vështirë është të menaxhoj katër mbrojtësat? Të katër mbrojtësat janë shumë të fortë, edhe pse ka vetëm dy vende. Formacioni fitues nuk mund të ndryshojë. Konkurenca është e fortë dhe konkurenca vetëm sa i zhvillon dhe i përmirëson. Lojtarët i kanë kryer detyrat deri në perfeksion. I kërkova që të kishin personalitet, nuk ka pse të ndihemi inferior”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.