“Nuk dua zvarranikë në skuadër”/ Sinan Idrizi i qartë me Emiljano Çelën, administratori flet edhe për merkaton

Sinan Idrizi i vendos kushte Emiljano Çelës. Administratori i klubit vlonjat i ka ofruar garanci financiare për merkaton, por qartazi dhe prerazi kërkon nga trajneri që të mos marrë lojtarë “zvarranikë”.

Gjithkush mund të mendojë se do të ketë penalitete, por jo. Këtë herë ka menduar të veprojë ndryshe. Nuk i del inati me lojtarët që mbyllën sezonin, sidomos me ndeshjen e fundit kundër Korabit.

“Trajneri ka bërë një listë lojtarësh. Kemi qenë pak a shumë në një mendje tek ata që do të qëndrojnë. Tek afrimet e reja pastaj, i kam thënë që të mos kursehet. Duam lojtarë që të jenë të denjë në ekip. Çela ka një listë, në të cilën ka emra të futbollistëve që kanë luajtur në Superiore. Le të vijnë, t’i shikojmë… Mesazhi im për trajnerin është i qartë. Këtu vetëm zvarranikë nuk pranohen.”

Related posts

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist

Çudira në futbollin shqiptar! Bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit, dalin se janë nën sekuestro