205
Fifi ka qenë kryetema e ditëve të fundit.
Në këtë vorbull reagimesh pro dhe kundër padyshim nuk mungon përkrahja e miqve të saj më të mirë, Flori, Klajdi dhe Bruno.
Ky i fundit ka bërë dedikimin më të ndjerë duke emocionuar të gjithë.
Me zërin e Fifit nga ekrani ai ka krijuar një duet me një këngë që artistja kompozoi dhe shkroi brenda shtëpisë.
Artisti, mik i ngushtë i Fifit, tha se edhe pse ajo nuk e sheh këtë krijim, do ta ndjejë nga larg.