Një shqiptar mes të arrestuarve! Shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb pas vrasjes së tifozit grek (video)

by KLIKOJE.AL

Një përleshje e madhe ndodhi në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për turin e tretë të Champions League.

Për të evituar konfliktet, UEFA ndaloi tifozët e kroatëve për të shkuar në transfertë.

Por ata nuk iu bindën urdhërit dhe shkuan në Athinë për të bërë terror. Aty vranë me thikë një tifoz të AEK që u raportua se ishte 22-vjeç, por në bazë të informacioneve zyrtare ishte 29-vjeç.

Tifozë të tjerë janë lënduar dhe në gjendje të rëndë. Po sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 gjerman, 1 shqiptar, 1 boshnjak dhe 1 tifoz tjetër austriak si pjesë e grupimit të Dinamo Zagreb.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.