Një karton i kuq prish ekulibrat e Skënderbeut, Vllaznia del nga Korça me tre pikë

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka fituar në transfertën e vështirë të Skënderbeut. Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, ekipi shkodran fitoi me rezultatin minimal 0-2. Vendasit e kishin shumë të vështirë pasi luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 34’ e sfidës. Në krahun tjetër Vllaznia si fillim nuk ia arriti të shënonte me një nga lojtarët e saj, por ishte Dwumfour ai që shënoi autogol në minutën e 84’. Për të dyfishuar shifrat mendoi talenti Delaj që shënoi në minutën e 95’ të sfidës.

Me këtë fitore të besuarit e Migen Memellit renditen në vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e 6-të po me aq pikë sa ekipi shkodran.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.