“Një fëmijë thotë: “Faleminderit”, sepse e ka mësuar se është mënyra e duhur për t’ju përgjigjur njëmirësie apo nderi që të bëhet, jo sepse ti e mëson ta thotë. Një fëmijë lëviz i sigurtë në hapësirë, kur e di se ti i qëndron pranë në rast se do të ketë nevojë për ty, jo kur ti e mban për dore kudo. Një fëmijë qan mëtepër, në rast se e percepton edhe frikën tënde.
Një fëmijë është një qenie e vështirë, plot me dinjitet, krenari, dëshira dhe pavarësi. Kërkesa e tij e vetme është ta ndihmosh duke e lënë të lirë t’i bëjë gjërat vetë, të kuptojë rëndësinë e të qenurit i pavarur.
Kur një fëmijë rrëzohet duke vrapuar, kur ti i kishe kërkuar të ecte me kujdes, sërish duhet të dish se ka nevojë për sigurinë dhe përqafimet e tua. Ta ndëshkosh është një gjest mizor. Për fat të keq, ka shumënëna që u bërtasin fëmijëve në këto raste. Do të kesh kohë më vonë për t’i ndëshkuar, në fillim mësoji rëndësinë e të dëgjuarit aktiv, sidomos në situata që mund të shndërrohen të rrezikshme. Ai do tëpërfundojë duke e kuptuar.
Një fëmijë nuk e hap një libër, sepse i thua se duhet ta bëjë, por sepse nxitet nga kureshtja për të zbuluar se çfarë ndodhet brenda atij libri me aromë të mirë që mbani në duar. Një fëmijë beson në dashuri, kur rritet me një shembull dashurie të vërtetë, edhe nëse çifti me të cilin jeton, nuk është ai i prindërve të tij.
Një fëmijë gjithnjë aktiv është në shumicën e rasteve një fëmijë plot me energji që duhet t’i shpenzojë, nuk është një pacient që duhet kuruar me ilaçe. Çojeni sa më shumë në vende të hapura në natyrë për tëçliruar energjitë e tij.
Një fëmijë që vishet duke kombinuar të kuqen, blunë dhe të verdhën, nuk është i veshur keq. Thjesht është një fëmijë që i zgjedh ngjyrat sipas shijeve të veta. Një fëmijë bën shumë pyetje dhe kujtohu se përgjigjet e tua janë tepër të rëndësishme. Më mirë t’i thuash se diçka nuk e di, në vend që t’i japësh përgjigje të gabuara.
Një fëmijë meriton gjithmonë të dijë të vërtetën, edhe kur ajo është e hidhur. Ia vlen të gjesh mënyrën e duhur për t’ia treguar me delikatesë atë që ka ndodhur, duke përdorur fjalë që ai i kupton. Kur jeta bëhet e komplikuar, një fëmijë arrin ta kuptojë dhe duhet t’ia bësh të ditur se nuk është faji i tij.
Një fëmijë e adhuron besimin, por ka nevojë për një prind, jo për një mik.
Një fëmijë është mrekullia më e madhe që mund të marrim për dhuratë.
Le ta nderojmë me kujdes! “ – Giorgio Gaber