Nis me protesta aventura e Gvozdenovic te Elbasani, ultrasit i dalin kundër: Është provokim, do reduktojmë mbështetjen (POSTIMI)

Elbasani ka tifozët kundër. Pas emërimit të trajnerit serb Ivan Gvozdenovic në krye të pankinës “verdheblu”, tifogrupi mbështetës i ekipit të Elbasanit ka reaguar në faqen zyrtare.

“Tigrat Verdheblu” jaën kundër këtij vendimi të marrë nga klubi i Elbasanit. Ata thonë se emërimi i trajnerit serb është një provokim dhe nënçmimim i naciolatitetit kombëtar. Ndër të tjera, “Tigrat” kërcënojnë klubin se do të ketë reduktim të mbësthetjen derisa të ketë reagim edhe nga vetë Elbasani.

Reagimi i Tigrave Verdheblu:

Reagim!
Ditën e sotme pas largimit të trajnerit Roberto Bordin që gjejmë rastin ta falenderojmë publikisht për kontributin e tij, drejtuesit kanë prezantuar teknikun SERB Ivan Gozdenoviç.

Tifogrupi “tigrat verdheblu” ndihen të indinjuar për këtë vendim. E konsiderojmë këtë lëvizje provokim dhe po ashtu një nënçmim të nacionalitetit tonë kombëtar. Elbasani është një fanellë me traditë dhe sigurisht nga pas ka patur gjithmonë mbështetjen e pakursyer tonën në çdo stadium të Shqipërisë.

Një mbështetje e cila do reduktohet deri sa klubi të reagoj për këtë vendim absurd. Elbasani gëzon një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne do të vijojmë të brohorasim për fanellën, për qytetin për lavdinë!
FCKsrb

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)