Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Julian Brahja

Julian Brahja foli pas fitores 3 me 0 të Egnatias ndaj Bylisit. Kujtojmë se u fal nga Disiplina, ndërsa ishte i pezulluar edhe për katër ndeshje të tjera. Si ndihmës i Edlir Tetovës, zëvendësoi këtë të fundit.

“Në pjesën e parë e dominuam lojën, kishim mbajtjen e topit. Nuk ishim të qartë në 30 metrat e fundit, pavarësisht qarkullimit të topit nuk krijuam asnjë situatë.

Ne i kërkuam ekipit të ndërrojmë krahun e lojës, për të krijuar hapësira. Kundërshtari kishte zbritur poshtë dhe po mbrohej shumë mirë. 10 lojtarë të Bylisit ishin në bllok poshtë. Qarkullimi i topit i shpejtë ndoshta mund të na krijonte situatë.

Në pjesën e dytë ndryshoi. Ne kishim mungesa tre lojtarë të mesfushës. Sot ishim të modifikuar në mesfushë, në qendër kishim Haimen. Në pjesën e parë na krijoi probleme Bylisi, që po priste. Jahaja nuk krijoi asnjë situatë për gol”, u shpreh Julian Brahja për “RTSH”.

Related posts

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri

E FUNDIT/ Partizani lëviz në merkato, firmë me peshë te kryeqytetasit