Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri përpara banesës, nga vjehrri i tij.
Ndër të tjera mësohet se autori menjëherë pas krimit, i ka dhënë fund jetës.
Gjithashtu njoftohet se e gjithë skena e rëndë është parë nga ballkoni i banesës nga vajza dhe ish-gruaja e autorit, si dhe nipi i tij i mitur. Referuar mediave greke, dyshohet se shkak për këtë krim është bërë divorci që autori kishte marrë nga gruaja e tij, e cila kohët e fundit kishte shkuar të jetonte në banesën e të bijës dhe dhëndrit, që mbeti viktimë.
Autori kishte udhëtuar nga Selaniku drejt Athinës, ku pasi kishte pritur disa minuta jashtë derës, në momentin kur dhëndri kishte dalë për të dërguar në kopsht të birin, e ka qëlluar atë më armë.
“Stelio, futu brenda, do të të vrasë”, ka bërtitur e shoqja e tij, pasi ka parë të atin me armë, por çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt.
Skenën e tmerrit e ka parë edhe vogëlushi i çiftit, i cili i ka thënë të ëmës se një ‘burri i keq, i vrau babanë’.