Ngjarje e rëndë! Dhunohet efektivi i policisë në Tiranë

by KLIKOJE.AL

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. H., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l.

K. C., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.