Nga aventura në Kinë përfundon në Shijak, klubi gjen pasuesin e Bespallës (FOTO)

Klubi i Erzenit ka gjetur trajnerin që do ta drejtojë në vijimin e sezonit, të cilin e ka filluar si mos më keq teksa gjendet në vendin e fundit në renditjen e Kategorisë së Parë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Ergys Luga ka zyrtarizuar kthimin te shijakasit, tashmë jo më si një zëvendëstrajner, por si trajner i parë i kësaj skuadre.

“Përshëndetje! Sot njoftoj rikthimin e bashkëpunimit tim tek Erzeni ku e kam detyrim dhe privilegj t’i shërbej këtij qyteti dhe klubi si kryetrajner.

Skuadra nuk e meriton pozitën aktuale por me kurajë dhe këmbëngulje do t’ia dalim të kalojmë këtë situatë të vështirë. Falënderim për presidencën dhe tifozët e zjarrtë shijakas dhe me mbështetjen e tyre ku të gjithë të bashkuar do të bëjmë të mundur daljen nga situata duke marrë pikët e nevojshme që do të na duhen për vazhdimësinë e kampionatit”, shkruhej në publikimin në rrjete sociale të Lugës. Luga ka drejtuar edhe në Kinë me skuadra si Guangzhu U-19 dhe Shenzen.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)