139
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e mori të premten live vaksinën kundër Covid, të Pfizer/BioNTech.
Ai u vaksinua së bashku me gruan e tij, Karen, dhe mjekun Jerome Adams.
Ngjarja në Shtëpinë e Bardhë u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Pence tha se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”.
Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi i vaksinimit të Pence në televizion ka për qëllim “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të krijojë besim te populli amerikan”.
SHBA-ja nisi të hënën vaksinimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Burimi: Panorama.al