Gol dhe asist për 7 minuta, Nedim Bajrami shkëlqen me Sassuolon pas rikthimit në formacion (video)

Bajrami

Nedim Bajrami është rikthyer në formacion nga minuta e parë dhe menjëherë e ka shpërblyer besimin e trajnerit. “Fantazisti” shqiptar ka shënuar gol në përballjen kundër Salernitanës. Futbollisti 25-vjeçar e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-t të takimit.

Bajrami nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin përtej vijës fatale, teksa gjendej me portën thuajse të zbrazët. Ndeshja aktualisht është në rezultatin 0-2 në favor të Sasuolos, ndërsa në lojë mbeten edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar.

Related posts

“Shqipëria më emocionoi”, Rolando Maran flet për “Gazzeta dello Sport: Dua rezultate me djersë dhe sakrificë

Mbyllet aventura te Dinamo, futbollisti gati kapitullin e ri në Superiore

Lëvizje surprizë në Superiore, Skënderbeu “blindon” trajnerin e ri