Në xhirim të ngadalësuar shfaqen goditjet e frikshme të Jake Paul dhe ish-kampionit të UFC, Tyron Woodley(VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Jake Paul është duke ndërtuar një emër të madh në boks edhe pse ai është kritikuar në vazhdimësi për stilin e tij.

YouTuberi i famshëm arriti të mposht ish-kampionin e peshave të lehta në UFC, Tyron Woodley, për të vazhduar me rekordin e tij prej katër fitoresh dhe asnjë humbje.

Paul i fitoi tre raundet e para, derisa ylli i MMA-së tentoi të riktheje në të katërtin, por nuk e shfrytëzoi mundësinë.

Woodley kishte shansin që të nokautonte YouTuberin, mirëpo nuk ia doli dhe më pas ky i fundit riktheu epërsinë.

Në një xhirim të ngadalësuar, u panë goditje të fuqishme nga të dyja anët, por që vetëm njëri ishte fituesi.

Përmes një vendimi të ndarë nga gjyqtarët, Paul u shpall fitues dhe kjo ishte hera e parë për të që merr një fitore të tillë. 

https://twitter.com/DAZNBoxing/status/1432190488451371008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432190488451371008%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fne-xhirim-te-ngadalesuar-shfaqen-goditjet-e-frikshme-te-jake-paul-dhe-ish-kampionit-te-ufc-tyron-woodley%2F

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.