Georgina Rodriguez mbushi valixhet e saj me të gjitha rrobat dhe fluturoi me fëmijët në Lapland, në një udhëtim magjik para Krishtlindjeve në tokën e Santa Claus. Një “ekskursion”, sigurisht ekstra luksi në një kasolle komode të dekoruar për gati 1800 euro nata.
Georgina, shtatzënë me binjakë, dokumentoi udhëtimin në rrjetet sociale, duke shprehur gjithë gëzimin e saj. Me sa duket, nuk është e pamundur që familja e Ronaldos t’ia dorëzojë letrën personalisht Santa Claus-it të famshëm…
Mungon sulmuesi i Manchester United, i angazhuar me klubin e tij.Familja shijoi mjedisin magjik me borë të Polit të Veriut, duke qëndruar në një kasolle komode të dekoruar për festimet.E dashura e 5-herë fituesit të “Topit të Artë” është magjepsur nga atmosfera e Laplandës, ndërsa në rrjetet sociale ka shkruar se udhëtimi e ka bërë atë “Mamin më të lumtur në botë”.