Në prag të zgjedhjeve Bashkia Kukës “kapet mat”, zyrtarët japin pako ushqimore për familjet e varfëra (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Pas Hasit, saga e ndihmave në fushatë zgjedhore nuk ka të ndalur në qarkun e Kukësit. Sot ishte radha e bashkisë Kukës të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administdative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës.

Ndërsa Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, ne thjeshtë po i shpërndajmë.

I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikoj në vullnetin e votuesve ku bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, z.Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.