Në natën e yjeve të kampionëve! Kristjan Asllani i pari shqiptar që prek finalen: Si tifoz interist, është një sukses i madh (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Interi ka siguruar biletën për në finale të Champions League-s në sfidën përballë Milanit. Një mbrëmje feste për Kristjan Asllanin, i cili tashmë ka një tjetër motiv për t’u gëzuar.

Mesfushori i talentuar hyn në librat e historisë së futbollit shqiptar. Asllani çon flamurin kuqezi në majën e Europës, pasi bëhet i pari lojtar i Kombëtares së Shqipërisë që mbërrin në finale të Champions League-s.

“Është një sukses i madh, është viti i parë me këta lojtarë fantastik, kemi bërë një gjë fantastike”, ka thënë Asllani për drejtorin e futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku.

“Ishte një ndeshje e vështirë e vështirë per neve, jam tifoz interist, t’i dëgjojë këta tifozë duke kënduar është kënaqësi për mua”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.