Final 4. Nuk mjafton të fitosh garën me katër faza, apo më saktë me 36 javë kampionat. Për të marrë titullin kampion, duhet të bësh më shumë: të fitosh një Final 4. Që do të thotë të mundësh tre rivalët më të afërt, në një mini-kampionat. Një rregull që ka ndryshuar totalisht Superioren.
Egnatia është skuadra e cila ka kryesuar bindshëm pjesën më të madhe të sezonit dhe në një kampionat ‘normal’, titulli kampion do të ishte i ‘blinduar’.
Megjithatë, drejtori i rrogozhinasve Klejdi Zenelaj s’ka dyshime për produktin final. Me një postim në rrjetin social Instagram, ai ndan një shprehje të famshme të Mourinhos i cili gjatë kohës kur drejtonte Porton thonte: Në kushte normale, ne do të jemi kampionë. Dhe, në kushte jonormale, ne përsëri do të jemi kampionë.
LEXO MË SHUMË: Presion nga njerëz civil, nuk jam i qetë/ Tetova akuza të rënda pas humbjes ndaj Erzenit: Nuk na mbron askush këtu, nuk është normale
Presion dhe frikë për Egnatian dhe shpresë e moral për Erzenin, të fituara në vetëm 90 minuta. Erzeni ka mposhtur Egnatian 1-0 në sfidën e javës së 30 të Superiores, duke bërë një përpjekje të fundit për të dalë nga zona e rënies nga kategoria.