Fitorja ndaj Besës në javën e parë të kampionatit ishte nga ato që ndryshojnë objektiva e që sjellin eufori në skuadër. Vora tani ka bindjen se mund të luajë e barabartë me këdo skuadër.Megjithatë prova e vërtetë është ndaj AF Elbasanit, takim që do të luhet ditën e enjte. Artan Mërgjyshi, trajneri i skuadrës vorake ka folur në lidhje me këtë përballje dhe nuk kërkon të vendosë objektiva.
“Është një ndeshje si në Superiore për vetë specifikat që kanë dy skuadrat. Ne, në çdo ndeshje luajmë për të marrë maksimumin. Prenga është rikthyer, por kemi mungesat e Vrapit dhe Razës që ende nuk janë rikuperuar, por besoj se me kontigjentin që kemi e përballojmë ndeshjen. Sa i përket objektivave, duhet të marrim me radhë çdo ndeshje e më pas do të shohim se ku jemi në klasifikim”, përfundoi trajneri i Vorës.