SHBA-Honduras (3-0) do të mbahet mend si “ndeshja më e ftohtë” në historinë e CONCACAF. Termometri në Allianz Field, Minesota ishte -16º kur filloi loja dhe në përfundim të ndeshjes temperaturar shkuan në -29 gradë celsius.
Hernán Darío Gómez, trajneri i Hondurasit vuri në pikëpyetje vendimin e kundërshtarit për ta zhvendosur ndeshjen në Minesota: “Është një ndeshje që nuk do të më diktojë shumë gjëra. Nuk është normale, është e paimagjinueshme që një lojtar i fuqishëm në të gjitha kuptimet të sjell këtu për të luajtur një ndeshje dhe për të marrë një rezultat pozitiv”.
Në fakt, lojtarët e Hondurasit Luis ‘Buba’ López dhe Romell Quioto u zëvendësuan në pjesën e parë me simptoma hipotermie. Fanellat, dorezat… dhe batanijet që ndodheshin në stol ishin pak të dobishme.
Për fat, López dhe Quioto morën ndihmë mjekësore në dhomën e zhveshjes dhe u stabilizuan shpejt. “Bolillo” Gómez, siç pritej, shpërtheu pas ndeshjes: “I kam djemtë në dhomat e zhveshjes me serum. Futbolli nuk është për të vuajtur. Të luash kështu është e kotë”.Imazhi i SHBA-së nuk ishte aspak adekuat. I duheshin pikët për t’iu afruar kualifikueseve të Kupës së Botës… por jo gjithçka shkoi mirë.
“CONCACAF duhet të ndalojë ndeshjet të zhvillohen në kushte ekstreme në Minesota. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve. Dhe unë mendoj se Federata e SHBA nuk ka nevojë për këtë gjëra për të mposhtur rivalët e saj në fushë. Është turp. ”, shkruan gazetari David Faitelson (ESPN) në llogarinë e tij në Twitter.