Disney dhe fansat i kanë dhënë lamtumirën animatores pioniere Ruthie Tompson, e cila vdiq të dielën në moshwn 111 vjeçare.
Si ilustruese dhe planifikuese e skenarit në Disney, puna e saj në disa nga filmat më ikonikë të animuar në histori, përfshirë “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” (1937), “Bukuroshja e Fjetur” (1959), “Mary Poppins” (1964) , “Robin Hood” (1970) dhe “The Aristocats” (1970), ishte kryesisht e pakredituar.
Ajo gjithashtu mori pjesë në sjelljen e “Pinocchio” (1940), “Fantasia” (1940), “Dumbo” (1941) dhe të tjera në ekranin e argjendtë.
“Mickey Mouse dhe unë u rritëm së bashku,” tha Tompson.
Artistja ndërroi jetë në shtëpinë e të moshuarve më me ndikim në Hollywood, Motion Picture and Television Fund në Woodland Hills, California, raportoi të hënën Hollywood Reporter.