Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra prekëse e ish ministrit nga burgu: Si nuk më prite? S’ta thoja dot se më vinte zor, por…

Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse ku e pyet pse nuk e priti ndërsa thotë fjalën e fundit për të.

“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024