129
Babai i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është ndarë nga jeta. Nga burgu i ka shkruar një letër prekëse ku e pyet pse nuk e priti ndërsa thotë fjalën e fundit për të.
“O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart! Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne. Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba! Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim. Përgjithmonë!” – shkroi Tahiri.