“Na vjen keq vetëm për tifozët”, Asllani shfaq zhgënjimin pas humbjes ndaj Italisë: Ishte shumë e vështirë ndaj mesfushës kundërshtare

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani foli pas ndeshjes me Italinë për mikrofonin e “TV Klan”.

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bjaramin por më pas u ulëm shuëm mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rei por Donaruma e priti. Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij.

Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është, i falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë naj gjë më tepër këto dy ndeshje”, deklaroi Asllani.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)