Moti ditët e fundit ka shënuar rënie të temperaturave dhe është shoqëruar me reshje të furishme shiu.
Parashikimet e motit në Itali parashikojnë për ditët në vazhdim, një rënie të papritur të temperaturave.
Madje ato minimalet do të prekin 4 gradët në veri dhe do të ketë vesën e parë të mëngjesit.
Për të mos folur për dëborën që ka rënë dhe do të bjerë në Alpe dhe Apenine.
Pas dy javësh hyn ora diellore. Pra shpejt të ftohtit dhe dëborës do t’i shtohet edhe errësira. Më dimër se kaq! Ndërsa jemi akoma në vjeshtë.
Por si do të jetë nga ana e parashikimit të motit ky dimër 2020-2021?
I ftohti që do të ndiejmë në këto ditë tetori nuk është fillimi i dimrit 2020-2021. Përkundrazi, vjeshta do të na dhurojë akoma ditë të bukura dhe do të zgjasë përtej datës së mbarimit të tij. Në fakt nga parashikimet me kohë të zgjatur duket se do të kemi një fillim dimri mjaft të nxehtë për disa zona, edhe pse me shumë reshje, ndërsa për të tjera do të jetë “akull i parakohshëm”. Në pjesën e dytë të stinës do të kemi vërtet valë të ftohta.
Klima dimërore në Itali është e ndikuar nga ftohja anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor, dhe nga Vorbulla Polare. Janë këto, dy elementet që karakterizojnë ecurinë e dimrit në Europë dhe Itali.
Pra çfarë do të ndodhë në dimrin 2020-2021?
Prania e Nina-s (ftohja anormale e ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor) do të favorizojë ardhjen në Itali të shumë “turbulencave” atlantike.
Këto nuk do të takojnë asnjë bllokim për shkak të Presionit të Lartë dhe do të sjellin shumë shira.
Është edhe Vorbulla Polare ose presioni i ulët i pranishëm në Polin e Veriut i mbushur me ajër të ftohtë.
Dhe kjo me shumë mundësi do të ndodhë në dhjetor.
Parashikimet për dhjetor, janar dhe shkurt 2021
Për dimrin 2020-2021 parashikimet tregojnë një dhjetor mjaft të ngrohtë me temperatura edhe më të larta se mesataret.
Pra na pret një dhjetor i butë nga ana termike, por mjaft i paqëndrueshëm me shtrëngata të shpeshta.
Mes janarit dhe shkurtit pritet prishja e Vorbullës Polare dhe mbërritja në Itali e masave të ajrit të ftohtë. Në këto kushte mund të verifikohen reshje dëbore të dendura edhe në zona të ulëta dhe në qytete. Temperaturat do të bien nën mesataren dhe shumë poshtë zeros. Pra Italia mund të shkojë në ngrica.
Ky parashikim meteorologjik është më i besueshmi duke parë rritjen e pashmangshme termike dhe pasojat që ajo sjell dhe besohet se do të jetë i njëjtë në edhe për vendin tonë.